Portugalia nikoqire e gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kombeve

  • 18 November 2018 - 11:35
Portugalia nikoqire e gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kombeve

Portugalia pritet të zyrtarizohet së shpejti si organizatore e gjysmë-finaleve dhe finales së Ligës A të Ligës së Kombeve, që do të mbahen në qershor.

Kombëtarja e Portugalisë u bë skuadra e parë që u kualifikua në gjysmëfinale e turneut inaugurues të UEFA-s, pasi i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Italisë të shtunën në Milano.

Italia, Portugalia dhe Polonia ishin në garë për organizimin e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të kësaj gare, që të tri këto Kombëtare në Grupin 3 të Ligës A, dhe UEFA kishte vendosur që cilado nga to që shpallet fituese e grupit, do ta marrë të drejtën e të qenit nikoqire.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s do të takohen në Dublin më 3 dhjetor, pas së cilit takim pritet të bëhet zyrtare se gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në Portugali.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 5 qershor, ndërsa gjysmëfinalja e dytë një ditë më vonë, më 6 qershor. Dy Kombëtaret që arrijnë të shkojnë deri finale do të ndeshen mes vete më 9 qershor, për ta zbuluar se kush është kampioni i Ligës A të Ligës së Kombeve. 

 

(Kosova Sot)