Man City e mposht Barcelonën në garë për yllin holandez

  • 18 November 2018 - 11:36
Man City e mposht Barcelonën në garë për yllin holandez

Manchester City e ka mposhtur Barcelonën në garë për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar të Ajaxit dhe Holandës, Frenkie de Jong, sipas Sunday Mirror.

Kartoni i 21-vjeçarit De Jong ka vlerën 68 milionë euro.

Mesfushori holandez shihet nga Pep Guardiola si zëvendësues afatgjatë i Fernandinhos, pasi City dështoi ta blinte mesfushorin italian Jorginho verën e kaluar.

Raportohet se Barcelona dhe Tottenhami kanë hequr dorë duke e pranuar faktin se De Jong do t’i bashkohet Cityt.

 

(Kosova Sot)