Xhaka: Emery më ka përmirësuar

  • 18 November 2018 - 11:37
Xhaka: Emery më ka përmirësuar

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se ky është sezoni më i mirë për të dhe meritën për këtë gjë ai jep trajnerit të tij të ri, Unai Emery, i cili ka arritur ta përmirësojë atë si futbollist.

Xhaka u transferua në Arsenal në vitin 2016, për 40 milionë euro, nga klubi gjerman, Borussia Monchengladbach. Por, në dy sezonet e tij të para me klubin londinez, Xhaka nuk arriti ta dëshmojë veten me paraqitjet e tij.

Por, këtë sezon, ai ka marrë më shumë lëvdata, pasi që i ka ndihmuar skuadrës së tij të ketë një ecuri të mrekullueshme që nga humbjes në fillim të sezonit, kundër Manchester Cityt dhe Chelseat.

“Ky është sezoni më i mirë për mua deri më tani. Pa asnjë dyshim, mendoj se e kam ngritur nivelin tim. Kurrë nuk jam ndierë më mirë në Arsenal dhe trajneri ka pasur një ndikim të madh për këtë”, ka thënë Xhaka.

“Ai na përgatitë dhe ne e kemi një plan. Ne dimë si të luajmë me top dhe pa të, madje edhe ku të qëndrojmë. Kurrë nuk kisha kontaktuar më parë me Emeryn deri pas përfundimit të Kupës së Botës. Kur u ktheva në stërvitje, gjëja e parë që më tha ishte: ‘Granit, je një nga pesë kapitenët e mi’”.

“Unë jam në një nga dhjetë klubet më të mira, kështu që kjo më bën krenar dhe më dhuron vetëbesim. Ishte një gjë shumë e mirë që klubi ma zgjati kontratën deri në vitin 2023. Për mua, është një shenjë që ata më vlerësojnë”. 

 

 

(Kosova Sot)