Napoli i refuzon 90 milionë euro nga Man Unitedi për yllin e skuadrës

  • 18 November 2018 - 15:12
Napoli i refuzon 90 milionë euro nga Man Unitedi për yllin e skuadrës

Manchester Unitedi e kërkon me ngulm transferimit e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, mirëpo klubi italiani ia ka refuzuar anglezëve ofertën prej 90 milionë eurove.

Senegalezi 27-vjeçar sapo është nominuar për çmimin e BBC-së për lojtarin më të mirë afrikan, së bashku me qendërmbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia.

Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është tifoz i madh i Koulibalys dhe shumë gazeta angleze dhe italiane kanë raportuar se ai është në krye të listës së lojtarëve të kërkuar nga “Djajtë e kuq” në repartin e mbrojtjes.

Megjithatë, La Repubblica në Itali pretendon se një ofertë për 90 milionë euro i ka ardhur klubit, megjithatë drejtuesit e Napolit menjëherë e refuzuan atë.

Koulibaly ka nënshkruar kontratë të re me klubin e tij gjatë kohës së fundit dhe ko do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2023. Nëse ai dëshiron të largohet, atëherë cilido klub që dëshiron ta ketë në skuadër do të detyrohet t’i shpenzojë mbi 100 milionë euro.

Përveç Manchester Unitedit, interesim për Koulibalyn kanë shprehur edhe shumë klube të tjera të mëdha evropiane, në mesin e të cilave janë: Real  Madridi, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munichu. 

 

 

(Kosova Sot)