Shaqiri ka disa fjalë për kritikët e tij

  • 18 November 2018 - 17:56
Shaqiri ka disa fjalë për kritikët e tij

Xherdan Shaqiri beson se forma e tij në këtë stinor ua ka mbyllur gojën atyre që e përqeshën transferimin e tij në Liverpool gjatë verë nga Stoke City për 15 milionë euro.

Jurgen Klopp kërkoi nga Liverpooli që ta paguajë klauzolën e Shaqirit, pasi Stoke City ra nga Premierliga.

“Shumë njerëz më përqeshën pas transferimit tim duke thënë se Liverpooli është një klub shumë i madh për mua”, tha Shaqiri për Blick.

“Mirëpo unë isha i qetë, edhe pse luaja pak minuta në fillim”.

“E dija për shkak të eksperiencës time te Bayerni dhe Interi. Unë duhet të punoja shumë dhe t’i shfrytëzoj shanset e mia”.

Në 11 paraqitje me Liverpooli në të gjitha garat, Shaqiri ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime.

 

(Kosova Sot)