“Solari ka ngjashmëri me Zidane”

  • 18 November 2018 - 20:17
“Solari ka ngjashmëri me Zidane”

Real Madridi ka bërë lëvizjen më të mirë që ka marrë si trajner Santiago Solarin, sipas Borja Mayoral, që sipas tij ai dhe Zinedine Zidane janë shumë të ngjashëm.

Zidane u largua nga “Bernabeu” pasi përfundoi stinori i kaluar, dhe në vend të tij erdhi Julen Lopetegui, i cili pastaj u shkarkua si pasojë e rezultateve të dobëta.

“Ai është shumë i afërt me lojtarët, shumë i ngjashëm me Zidane”, ka thënë Mayoral, i cili është i huazuar te Levante.

“Ai po e menaxhon shumë mirë skuadrën, gjë të cilën e ka kërkuar gjithmonë Real Madridi. Jam I lumtur për të”.

Solari i ka fituar të katër ndeshjet e para me Real Madridin, pas një fillimi të vështirë të klubit mbretëror. 

 

(Kosova Sot)