Panucci insiston se nga Shqipëria largohet vetëm nëse dështon ta kualifikojë në Evropian

  • 19 November 2018 - 15:24
Panucci insiston se nga Shqipëria largohet vetëm nëse dështon ta kualifikojë në Evropian

Në prag të ndeshjes me Uellsin për tifozët shqiptarë shija e hidhur e humbjes 0-4 ndaj Skocisë është ende e madhe, e në konferencën për shtyp për ndeshjen e radhës, pyetjet e gazetarëve për trajnerin Panucci kanë të bëjnë vetëm me këtë fakt.

Cristian Panucci pranoi në konferencën për shtyp se është koha të ndryshojë diçka në ekip, pasi ajo çfarë ai dëshironte të arrinte nuk solli aspak sukses.

Një pjesë të dështimit në Ligën e Kombeve, e sidomos humbjes së thellë të Shqipërisë në shtëpi, Panucci ia faturon edhe mungesave në formacion.

I ndodhur para pyetjeve-kritike të gazetarëve, Panucci theksoi se nuk ka ndërmend të largohet pa përfunduar edhe faza e kualifikuesve të europianit.

“Nëse kualifikohemi qëndroi, nëse jo largohem”, u shpreh ai.

 

(Kosova Sot)