Tronditëse: Gjyqtari ia premtoi dy penallti lojtarit të Suedisë kundër Turqisë

  • 19 November 2018 - 16:23
Tronditëse: Gjyqtari ia premtoi dy penallti lojtarit të Suedisë kundër Turqisë

Fitorja e Kombëtares së Suedisë kundër Kombëtares së Turqisë ka qenë në qendër të vëmendjes pasi që sulmuesi suedez, Marcus Berg, ka bërë të ditur se gjyqtari ia kishte premtuar atij dy penallti.

Incidenti erdhi pas pjesës së parë të ndeshjes të së shtunës mes këtyre dy skuadrave, gjatë së cilës Bergu u ankua se i ishte bërë e padrejtë dhe e kërkonte një penallti për një ndërhyrje ndaj tij.

“Në pjesën e parë, unë iu afrova gjyqtarit për të diskutuar për një penallti që unë mendoja se duhet të ishte akorduar”, e ka pranuar Berg në intervistën e dhënë pas ndeshjes që përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Turqisë.

“Ne u ulëm në zhveshtore dhe e bëra atë ta kuptojë këndvështrimin tim dhe pas kësaj ai ma dha një premtim: ‘Do t’i shikoj videot dhe nëse me të vërtetë kam bërë gabim, atëherë do t’i dhuroj dy penallti në pjesën e dytë’”.

Një penallti ishte akorduar në favor të Suedisë në minutën e 71-të, vendim ky që ka ngjallur mjaft diskutime. Sipas artikujve të publikuar në mediat turke, Federata e Futbollit të Turqisë është duke e shqyrtuar mundësinë e dorëzimit të një ankese zyrtare. 

 

(Kosova Sot)