Ozil: Ronaldo u zemërua kur u largova nga Real Madridi

  • 19 November 2018 - 16:26
Ozil: Ronaldo u zemërua kur u largova nga Real Madridi

Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, ka bërë të ditur se ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ishte zemëruar kur ai kishte vendosur të largohej nga klubi madrilen për t’u transferuar në Premierligë.

Ozili kishte qenë pjesë e skuadrës së Real Madridit për tre sezone, nga viti 2010 deri në vitin 2013, gjatë së cilave i bëri 105 paraqitje dhe i shënoi 19 gola. Pas këtyre tre sezoneve, ai vendosi të transferohej në Arsenal, ku luan ende.

Gjatë këtyre tri sezoneve, Ozili e kishte formuar një lidhje të mirë me Ronaldon, dhe ky i fundit ishte zemëruar kur gjermani me prejardhje turke kishte vendosur të largohej, pasi që besonte se askush tjetër nuk i kuptonte lëvizjet e tij më mirë.

“Shitja e Ozilit është një lajm shumë i keq për mua. Ai ishte lojtari që më njihte më së miri dhe i kuptonte lëvizjen e mia para portës. Jam i zemëruar që Ozili po largohet”, ishte reagimi i Ronaldos ndaj lajmit për largimit e Ozilit, sipas këtij të fundit.

“Në fundjavë, unë isha shumë i sigurt se do të qëndroja në Real Madrid, por pastaj e kuptova se unë nuk kisha aspak besim në trajnerin e skuadrës, në bordin drejtues, apo në projektin që ishte planifikuar për vitet e ardhshme”.

“Unë jam lloji i lojtarit që ka nevojë për ta ndierë besimin e të tjerëve dhe këtë gjë e ndieja nga Arsenali. Për këtë arsye vendosa t’i bashkohem këtij klubi”. 

 

(Kosova Sot)