I shau bashkëlojtarët e vet, gjyqtari akordon penallti kundër ekipit të tij

  • 19 November 2018 - 16:54
I shau bashkëlojtarët e vet, gjyqtari akordon penallti kundër ekipit të tij

Në një ndeshje të nivelit të shtatë të futbollit në Itali, mes Bacigalupos dhe Barracudas, gjyqtari e akordoi një penallti në favor të Bacigalupos, pasi një lojtar i ekipit kundërshtar i shau bashkëlojtarët e tij brenda zonës së portierit.

Në ndeshjen e Grupit D të Kategorisë së Parë në nivelin e shtatë të futbollit në Itali, Gianpieri Opsi i shau bashkëlojtarët e tij në minutën e 54-të, brenda zonës së portierit.

Për ta ndëshkuar lojtarin për fjalët e papërshtatshme që i përdori gjatë ndeshjes, gjyqtari Salvatore Sangiovanni vendosi ta akordojë një penallti si ndëshkim për lojtarin. Goli i shënuar nga kjo penallti rezultoi të jetë vendimtar, pasi që ekipi vendas e fitoi ndeshjen me rezultat 3-2.

Megjithatë, klubi kundërshtar, Barracuda, e apeloi rezultatin e kësaj ndeshjet në autoritet kompetente për futboll në Itali, dhe ankesa e tyre u pranua. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u vendos që të përsëritej.

Rregulli numër 12.2 në Librin e Rregullave të Futbollit sqaron se një ndëshkim jo i drejtpërdrejtë, por jo një penallti, mund të akordohet në favor të kundërshtarëve nëse një lojtar proteston, përdor gjuhë ose gjeste ofenduese, abuzuese ose kërcënuese. 

(Kosova Sot)