Shqipëria pa tre futbollistë për ndeshjen ndaj Uellsit

  • 19 November 2018 - 17:06
Shqipëria pa tre futbollistë për ndeshjen ndaj Uellsit

Cristian Panucci nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë për miqësoren me Uellsin në “Elbasan Arena”.

Mësohet se kanë lënë grumbullimin e skuadrës për arsye dëmtimesh mbrojtësit Binaku e Gjimshiti, si dhe Emanuele Ndoj. Për këtë arsye italiani duhet të bazohet në një organikë më të reduktuar, rrjedhimisht me më pak alternativa. 

Gjithsesi, fakti që në dispozicion rikthehen Hysaj e Basha ia lehtëson disi punën në përzgjedhjen e formacionit Panuccit.

Trajneri ka vendosur që seancën e fundit stërvitore ta zhvillojë në kompleksin “Tropikal”, duke mos udhëtuar drejt Elbasanit, sikurse ndodh zakonisht një ditë para takimit.

Sa i përket formacionit titullar, është e vështirë ta parashikosh, aq më tepër që Panucci ka treguar me zgjedhjet e tij se mbetet befasues.

(Kosova Sot)