Interi e humb Vrsajlkon, u lëndua në ndeshjen Angli-Kroaci

  • 19 November 2018 - 19:44
Interi e humb Vrsajlkon, u lëndua në ndeshjen Angli-Kroaci

Sime Vrsaljko pritet të jetë jashtë për 10 ditë, derisa ka Interi ka konfirmuar se ai ka lënduar ijët gjatë ndeshjeve të Kombëtareve

Anësori i djathtë i Interit është zëvendësuar pas 27 minutave lojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Anglisë dhe Kroacisë, kurse sot i janë bërë teste shtesë.

“Sime Vrsaljko ishte subjekt i analizave me një fotografim MRI në Institutin e Klinikës Humane në Rozzano dhe është lënduar”, kanë konfirmuar në ueb-faqen e Nerazzurri.

“Analizat tregojnë se ai ka zgjatje të bicepsit femoris në ijën e djathtë. Gjendja e kroatit do të vlerësohet në ditët në vazhdim”.

Lëndimi duket se do ta mban Vrsaljkon jashtë për rreth 10 ditë, kështu që ai mund ta humbet ndeshjen kundër Frosinones në vikend.

Inter shpreson që ai të kthehet për ndeshjen në udhëtim kundër Tottenhamit, apo më së largi për ndeshjen kundër Romës më 2 dhjetor.

 

(Kosova Sot)