Gjeorgjia e fiton Grupin 1 të Ligës D te Kombeve, mund të jetë kundërshtar i Kosovës

  • 19 November 2018 - 22:40
Gjeorgjia e fiton Grupin 1 të Ligës D te Kombeve, mund të jetë kundërshtar i Kosovës

Gjeorgjia ka përfunduar në vendin e parë të Ligës D te Kombeve

Gjeorgjia vetëm ishte kualifikuar nga ndeshja e pestë, ndërkaq mund të jetë kundërshtarë i Kosovës, nëse Kosova përfundon më 12 pikë grupin tretë të Ligës D te Kombeve.

Kujtojmë se Gjeorgjia pritet të shkojë në gjysmëfinale si skuadra më e mirë e Ligës D te Kombeve. Nëse Kosova do ta fitonte grupin më 12 pikë, atëherë skuadra më e mirë e Ligës D te Kombeve luan kundër skuadrës së katër më të mirë të kësaj lige.

Ndeshja gjysmëfinale pritet që të luhet në Gjeorgji në mars të vitit 2020.

Gjeorgjia ishte në grup me Kazakistanin, Letoninë dhe Andorran.

Gjeorgjia ka fituar në pesë ndeshje dhe ka barazuar në një të tillë duke fituar grupin më 16 pikë.

E dyta në grup ka përfunduar Kazakistani më 6 pikë, kurse Letonia ka përfunduar më 4 pikë e Andorra më 4 pikë. 

 

(Kosova Sot)