Noizy tallet me Kombëtaren e Shqipërisë, i quan lojtarët e saj

  • 19 November 2018 - 22:42
Noizy tallet me Kombëtaren e Shqipërisë, i quan lojtarët e saj

Reperi Noizy duket se është mërzitur shumë nga humbjet e Shqipërisë saqë nuk do të jetë tifozë i saj

Në një postim të tij në rrjetet sociale Noizy e ka quajtur Kombëtaren shqiptare një lojtare fasulesh.

“Kosova është skuadra e ime e preferuar për momentin. Mezi po e pres Europianin dhe Botërorin. Shqipërinë së mbaj mend kur ka fitu. Lojtarë fasulesh”, ka shkruar Noizy.

Kosova e ka nesër testin e fundit kundër Azerbajxhanit në Prishtinë. Në rast fitoreje apo barazimi Kosova kalon në gjysmëfinale të Ligës D te Kombeve ku do të përballet në një gjysmëfinale jashtë Kosovës në mars të vitit 2020, nëse nuk kualifikohet me anë të kualifikimeve të rregullta në Europian.

Shqipëria ende nuk dihet a do të mbetet në Ligën C të Kombeve apo nga edicioni i ardhshëm i kësaj gare do të luan në Ligën D.

 

Image

 

 

(Kosova Sot)