Ja me kënd mund të luan Kosova në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

  • 19 November 2018 - 23:23
Ja me kënd mund të luan Kosova në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Kosovës i ka në tavolinë nesër mbrëma dy rezultate të cilat mund ta kualifikojnë në gjysmëfinale të Ligës D te Kombeve.

Kosova do të luajë nesër mbrëma ndeshjen finale të grupit 3 të Ligës D te Kombeve ku do ta pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin.

Azerbajxhani është skuadra e vetme më e mirë në grupin e Kosovës, por do ta këtë shumë të vështirë që të fitojë kundër Kosovës nesër në mbrëmje.

Fitorja prej 5-0 e ka motivuar shumë Kosovën, edhe pse trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është paraqitur i rezervuar në konferencën e tij për shtyp.

Kështu grupi 1 i Ligës D është fituar nga Gjeorgjia më 16 pikë, e cila është Kombëtarja më e mirë në katër grupet e Ligës D. Gjeorgjia do ta pret kundërshtarin që ka më së paku pikë në Ligën D, që në këtë rast mund të jetë Kosova në rast që barazon nesër në mbrëmje kundër Azerbajxhanit.

Grupi 2 i Ligës së Kombeve është fituar nga Bellorusia që ka 14 pikë. Bjellorusia ka edhe golëdallimin më të mirë pasi që ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjë të tillë. Për momentin Bjellorusia ka rezultatin e tretë më të mirë në Ligën D te Kombeve dhe para tyre është Maqedonia e cila e fitoj Grupin 4 të Ligës D më 15 pikë.

Në rast se Kosova nesër shënon fitore prej 2-0 bëhet si skuadra e tretë më e mirë në Ligën e Kombeve dhe do të përballet me Maqedoninë e cila është në vendin e dytë.

Në rast se barazon, atëherë Kosova do të përballet me Gjeogjinë. 

 

(Kosova Sot)