Rezultati i Qipros, mban Shqipërinë në Ligën C

  • 19 November 2018 - 23:37
Rezultati i Qipros, mban Shqipërinë në Ligën C

Pavarësisht se mbeti e fundit në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka shmangur rënien në Ligën D.

Pasi grupi i Shqipërisë kishte vetëm tri skuadra, kuqezinjtë u përfshinë në listën shtesë të përbërë nga pozitat e treta të katër grupeve.

Ekipi më i dobët nga këto katër kombëtare iu është bashkuar tri ekipeve që përfunduan në pozitën e katërt në grupet 2, 3 dhe 4.

Këtë pozitë pas përfundimit të ndeshjeve e mban Qiproja me vetëm një pikë.

 

(Kosova Sot)