“Juventusi i frikësohet Napolit”

  • 20 November 2018 - 11:54
“Juventusi i frikësohet Napolit”

Kalidou Koulibaly pohon se Juventusi frikësohej nga Napoli sezonin e kaluar, dhe thotë se ende ëndërron t’ua shpaguajë me një titull kampioni në Serie A dashurinë dhe besimin tifozëve të Napolit.

Goli i vonshëm me kokë i Kulibalyt i dha fitoren 1-0 Napolit ndaj Juves kah fundi i sezonit të kaluar i dha shpresë napolitanëve për ta rrëzuar kampionin në fuqi nga froni në Serie A duke u shpall kampion, por në fund dështuan dhe Juve u shpall kampion.

“Vitin e kaluar besuam deri në fund sepse Juventusi frikësohej nga ne dhe kur ndien se një skuadër ta ka frikën, unë jam shumë mirë njohës dhe më pëlqen ajo ndjesi”, tha ai.

Mbrojtësi i Senegalit është nominuar për çmimin e BBC-së për futbollistin më të mirë afrikan.

“Gjëja më e rëndësishme është se unë gjithmonë përpiqem të përmirësohem, në mënyrë që t’ua dëshmojë të gjithëve se mund të jem ndër mbrojtësit më të mirë në botë”, shtoi ai. 

 

(Kosova Sot)