Babai i Khabibit e konfirmon: Biri im është i interesuar për rimeç me McGregorin

  • 20 November 2018 - 11:55
Babai i Khabibit e konfirmon: Biri im është i interesuar për rimeç me McGregorin

Babai i Khabib Nurmagomedovit, Abdulmanap, ka thënë se i biri i tij është i interesuar për rimeçin me Conor McGregorin me rregulla të boksit, duke thënë se rusi e kishte dëshmuar veten si një nga luftëtarët më të mirë në artet marciale të përziera.

Përderisa që të dy, edhe Khabib edhe McGregor, do të dalin për gjykim para Komisionit Atletik të Nevadës për shkak të përleshjes që u shkaktua pas përfundimit të meçit të parë.

Meçin e parë e kishte fituar rusi në rundin e katër, kur e kishte detyruar irlandezin të dorëzohet. Ky meç i kishte sjellë shumë përfitime financiare UFC-së, mbi 2 milionë euro. Për shkak të këtyre përfitimeve, një rimeç ka mundësi të ndodhë në të ardhmen.

“Sa i përket meçit kundër Conorit me rregulla të boksit, ne jemi të interesuar për këtë gjë. Khabibi e ka dëshmuar se ai është i aftë t’i mposhtë luftëtarët më të mirë në artet e përziera marciale”, ka thënë babai i Khabibit, Abdulmanap.

“Nurmagomedovi posedon aftësi edhe për t’u bërë boksier. Ai i ka të gjitha aftësitë që nevojitet për të qenë një boksier i mirë”. 

 

(Kosova Sot)