Emocionuese: Ylli i Holandës e ngushëllon gjyqtarin që sapo i kishte vdekur nëna

  • 20 November 2018 - 12:39
Emocionuese: Ylli i Holandës e ngushëllon gjyqtarin që sapo i kishte vdekur nëna

Qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e dëshmoi pse është kapiten i Kombëtare së Holandës kur pasi e shënoi golin e barazimit në minutat e fundit të ndeshjes, shkoi për ta ngushëlluar gjyqtarin, të cilit i kishte vdekur nëna para ndeshjes.

Mbrëmë në stadiumin Veltins Arena, Gjermania e priti Holandën për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Goli i Van Dijkut në minutat e fundit të ndeshjes ia siguroi skuadrës së tij barazimin me rezultat 2-2.

Megjithatë, gjëja që u diskutua më së shumë nga tifozët e futbollit pas ndeshjes nuk ishte goli i tij, përkundër rëndësisë që kishte, por ishte veprimi i tij pas përfundimit të ndeshjes, kur i ishte afruar gjyqtarit të ndeshjes.

 
Embedded video
 

Referee Ovidiu Hategan recently lost his mother. Right after the FT whistle Virgil van Dijk went towards him to comfort him, while crying. This is beautiful.
 

 
2,004 people are talking about this
 
 
 

Ish-qendërmbrojtësi i Celtic dhe Southamptonit iu afrua dhe e përqafroi gjyqtarin e ndeshjes, Ovidiu Hategan, të cilit i kishte vdekur nëna. Van Dijk ka bërë të ditur se ai e bëri këtë gjë pasi që e kishte parë gjyqtarin duke qarë.

“Ai njeri ndihej keq dhe po qëndronte me lot në sytë e tij sepse sapo e kishte humbur nënën e tij”, ka thënë Van Dijk, në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

“Unë i thashë atij të bëhet i fortë dhe i thashë se kishte referuar shumë mirë sot. Është një gjë shumë e vogël, por ndoshta kjo do t’i ndihmojë atij”.

(Kosova Sot)