Ylli i Juventusit: Dua të luaj në Premierligë

  • 20 November 2018 - 13:02
Ylli i Juventusit: Dua të luaj në Premierligë

Mbrojtësi i krahut të majtë të Juventusit, Alex Sandro, e ka pranuar se ai do të dëshironte të luante për ndonjë klub të Premierligës para se të pensionohet, mirëpo ka thënë se është i lumtur në Juventus.

Për Alex Sandron është spekuluar gjatë afateve të fundit kalimtare se Manchester Unitedit dëshiron ta transferojë atë, dhe trajneri Jose Mourinho disa javë më parë kishte thënë se ai do të dëshironte të kishte konkurrencë për lojtarin e tij të atë pozitë, Luke Shaw.

Kontrata e brazilianit me kampionin italian është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020 dhe nëse ai nuk pranon ta rinovojë kontratën, Juventusi mund të preferojë ta shesë atë verën e ardhshme për të mos e humbur si transferim të lirë.

Pas mbylljes së afatit kalimtar ishte përfolur se Real Madridi dhe Juventusi mund të arrijnë një marrëveshje për shkëmbimin e Alex Sandros dhe Marcelos gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo një gjë e tillë tani duket e pamundur.

“Unë do të doja të luaja në Premierligë një ditë. Megjithatë, jam i lumtur në Itali për momentin dhe dëshiroj të vazhdoj të luaj për Juventusin”, ka thënë Sandro.

Braziliani u transferua në Juventus nga Porto gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2015 për 26 milionë euro. Deri tani, ai ka arritur t’i fitojë tri tituj të Serisë A dhe tre tituj të Kupës së Italisë me Juventusin.

 

(Kosova Sot)