Forca speciale serbe për sigurinë e kombëtares në Shqipëri

  • 01 October 2015 - 12:55
Forca speciale serbe për sigurinë e kombëtares në Shqipëri

Mediat serbe vijojnë të merren me aspekte të ndryshme të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.

“Alo.rs” shkruan në numrin e sotëm të saj “Serbia do të jetë më 8 tetor në Shqipëri.

Po kryeministri Aleksandar Vucic, a do të jetë i pranishëm në Elbasan? Edhe pse presidenti i FSS-ë, Tomislav Karaxhix, e dëshiron këtë gjë, nuk mund të flitet me siguri. Nëse me të vërtetë do të jetë ky rasti për ta parë Vuçiç si tifoz të kombëtares, do ta mësoni në këto ditë.

Shkrimi i medias serbe, “alo.rs”, që njofton shoqërimin e kombëtares serbe në Shqipëri me forcat speciale të tyre.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se Vucic vërtetë do të jetë në “Elbasan Arena”, sikurse do të bëjë homologu i tij shqiptar, Edi Rama. Ajo që është e sigurt ka të bëjë me agjencitë serbe të sigurisë, të cilat dëshirojnë që kryeministri serb ta shikojë ndeshjen në shtëpi.

Ditët e fundit kemi mësuar se në Shqipëri janë të angazhuar edhe disa pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë serbe, të cilat do të japin sot ose nesër një rekomandim nëse Aleksandar Vucic duhet të “fluturojë” për në Elbasan, apo kjo gjë mbart rrezik në vetvete.