De Biasi nderohet me titullin Honoris Causa, vlerësohet nga Edi Rama

  • 03 October 2015 - 20:49
De Biasi nderohet me titullin Honoris Causa, vlerësohet nga Edi Rama

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, është nderuar me titullin Honoris Causa, nga Universiteti Europian i Tiranës.

De Biasi e pranoi titullin në një ceremoni në të cilën ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Rama vlerësoi lart figurën e De Biasit dhe tha se italiani na mësoi që asgjë nuk është e pamundur.

“Sot më shumë sesa gjë tjetër jemi këtu për të kremtuar të vërtetën e një kapiteni që mori në dorë një skuadër të cilës i mësoi të jetë e vërtetë ndaj lojës dhe bëri të mundur që loja të jetë e vërtetë për skuadrën, dhe t’i kërkojë më shumë nga loja që loja ti japë me shumë skuadrës”.

“Nëse sot kemi një skuadër që na bën krenar, këto rezultate kanë ardhur si rrjedhojë e një filozofie të re të qënit skuadër. Edhe kur rezultatet kanë munguar apo kur kemi tradhtuar në pritshmërinë tonë në momentet e fundit, përsëri pa asnjë hipokrizi i kemi qenë mirënjohës skuadrës”.

“Kjo është një arritje e veçantë e trajnerit tonë që ja ka përcjellë publikut që skuadra mund të fitojë, të humbasi dhe prandaj loja është e vërtetë. De Biasi na mësoi se asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Edi Rama në këtë ceremoni.