Edi Rama kërkon respektimin e himnit të Serbisë

  • 03 October 2015 - 23:40
Edi Rama kërkon respektimin e himnit të Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është njeriu i radhës që ka dërguar një mesazh për tifozët shqiptarë para përballjes me Serbinë.

Rama ka kërkuar nga tifozët të cilët do të jenë të pranishëm në stadium që t’a respektojnë himnin e Serbisë, gjatë intonimit të tij para ndeshjes.

“Ndeshja me Serbinë është vendimtare për t’u kualifikuar, por është vendimtare për të bërë diferencën në fushë dhe tribunë, sepse ne dimë të këndojmë himnin tonë dhe të respektojmë atë të kundërshtarit”, ka thënë kryeministri Rama.

Paraprakisht, ishin planifikuar disa mënyra të ndryshme për injorimin e himnit serb.