Euro 2016, Conte publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme

  • 03 October 2015 - 23:47
Euro 2016, Conte publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme

Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, ka publikuar listën për dy ndeshjet tjera kualifikuese kundër Azerbajxhanit dhe Norvegjisë të vlefshme për Euro 2016.

Në këtë listë spikat rikthimi i Fabio Quagliarellaas, por edhe thirrjet e Domenico Berardit and Sebastian Giovincos .

Azzurrët aktualisht prijnë grupin H me 18 pikë nga tetë ndeshje, por atyre u duhet edhe një fitore për të siguruar kualifikimin, pasi norvegjezët dhe kroatët janë shumë afër me pikë.

Daniele De Rossi mungon për shkak se është i dënuar me dy ndeshje moslojë, për kartonin e kuq kundër Bullgarisë.

Është pritur që të merrte ftesë edhe sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, mirëpo ai nuk është ftuar për shkak të lëndimit që do ta mbajë jashtë edhe në ndeshjen ndaj Napolit.

Portierët: Buffon (Juventus), Padelli (Torino), Sirigu (PSG).

Mbrojtësit: Astori (Fiorentina), Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Darmian (Manchester United), De Sciglio (Milan), Florenzi (Roma), Ranocchia (Inter), Santon (Inter).

Mesfushorët: Bertolacci (Milan), Montolivo (Milan), Parolo (Lazio), Pirlo (New York City FC), Soriano (Sampdoria), Verratti (PSG).

Sulmuesit: Berardi (Sassuolo), Candreva (Lazio), Eder (Sampdoria), El Shaarawy (Monaco), Giovinco (Toronto FC), Insigne (Napoli), Pelle (Southampton), Quagliarella (Torino), Zaza (Juventus).