Meha niset për në Shqipëri (Foto)

  • 04 October 2015 - 10:30
Meha niset për në Shqipëri (Foto)

Alban Meha është nisur për në Shqipëri, pas ftesës që e mori nga Gianni De Biasi, për përballjen me Serbinë.

Bomberi i Kombëtares, është duke shkëlqyer në Superligën e Turqisë, ndërsa paraqitjet e tij të mira kanë ndikuar që ai të jetë i ftuar për ndeshjet kruciale të Shqipërisë për ‘EURO 2016’.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, e ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku ka treguar se është duke udhëtuar për në Shqipëri.