Rooney: Kam mësuar t'i kontrolloj emocionet

  • 04 October 2015 - 10:54
Rooney: Kam mësuar t'i kontrolloj emocionet

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney thotë se ka mësuar se si t'i kontrollojë emocionet e tij.

Rooney thotë se ai ka mësuar se si të kontrollojë pasionin dhe emocionin.

"Jo, nuk mendoj se jam më i mrië tani. Gjithmonë kam qenë i njëjtë, por tash me përvojë pak jam mësuar t'i kontrolloj emocionet”.

"Jam shumë i interesuar për lojën time, më shumë se kurrë. Ende dua të fitoj më shumë se kurrë, por nuk dua që kjo të shprehet në mënyrë negative”, potencoi Rooney.