Ramos vendimtar për Realin ndaj Atleticos

  • 04 October 2015 - 11:00
Ramos vendimtar për Realin ndaj Atleticos

Sergio Ramos, ka qenë vendimtar në përballjet mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Real Madrid e ka ndjerë mungesën e Ramosit, në katër derbi madrilien sa ai ka munguar gjithsej, tash e 10 vite.

‘Los Blancos’ kanë pranuar 50% gola më pak kur Ramos ka luajtur në derbi, se sa kur ai ka munguar.

Në katër përballjet ndaj Atleticos në të cilat nuk është paraqitur mbrojtësi, Real Madrid kanë pranuar 7 gola, apo një mesatare prej 1.75 golave për ndeshje.

Ndërsa, në ndeshjet e tjera, në të cilat Ramos ka qenë prezent, Reali ka një mesatare të pranueshmërisë së golave prej 0.82 gola për ndeshje, shkruan AS.