“Nuk ka më mirë se ta mposhtësh kampionin”

  • 04 October 2015 - 11:54
“Nuk ka më mirë se ta mposhtësh kampionin”

Portieri i Sevillas, Sergio Rico Gonzalez, ka thënë se skuadra e tij meritoi fitoren ndaj kampionit të La Ligës, Barcelonës.

Fituesi i Evropa Ligës, Sevilla ka arritur një fitore të madhe ndaj Barçes mbrëmë me rezultat 2-1.

Portieri Rico thotë se skuadra e tij kishte nevojë për këtë fitore dhe se nuk ka më mirë se ta mposhtësh Barcelonën, transmeton KosovaPress.

“Ne kishim nevojë për një fitore dhe ku do të ishte më mirë se sa ndaj Barcelonës, ndaj kampionit të Spanjës dhe Evropës”.

“Ne bëmë një lojë të mirë, ashtu si edhe ata, por ne ishim më të mirë dhe këto tri pikë do të na ndihmojë të kthemi për të fituar edhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Sergio Rico për Marca.