Tifozat Kuq e Zi pa bluzat me Adem Jasharin në ‘Elbasan Arena’

  • 04 October 2015 - 12:10
Tifozat Kuq e Zi pa bluzat me Adem Jasharin në ‘Elbasan Arena’

Tifozat Kuq e Zi, e kanë vizituar Prekazin, para ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Kjo vizitë e tifo-grupit më të zjarrtë të Kombëtares, është bërë për t’a zëvendësuar mungesën e rekuizitave që lidhen me figurën e Adem Jasharit, të ndaluara nga UEFA, për ndeshjen ndaj Serbisë.

Në stadium do të lejohen të gjithë simbolet kombëtare me ngjyrat kuq e zi, por nuk do të pranohen provokime që të nxisin ndonjë reagim të disiplinorit të UEFA-s.

Qëllimi i pëfaqësueses është që më 8 tetor të arrijë kualifikimin direkt në Euro 2016 pikërisht në ndeshjen me Serbinë, transmeton Sportal.