Muller: Dortmundi nuk ka shanse ndaj nesh

  • 04 October 2015 - 12:53
Muller: Dortmundi nuk ka shanse ndaj nesh

Sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller e pret mirë derbin ndaj rivalit Borussia Dortmund

Reprezentuesi i Gjermanisë, ka thënë se i vije mirë që Dortmundi është i frymëzuar dhe në formë para ndeshjes ndaj Bayern Munich, por Muller thotë se miqtë nuk kanë shanse ndaj skuadrës së tij.

“Jam shumë i lumtur që Dortmundi vjen i frymëzuar në Munich dhe do ketë mbi shpatulla mbështetjen e shumicës së Gjermanisë. Kush mendon se fitorja jonë ul atraktivitetin e Bundesligës, gabohet. Konkurrenca është shumë e fortë dhe titulli nuk mund të vendoset që në javën e tetë”.

“Synimi ynë është të mbajmë këtë ritëm deri në fund. Do ishte surpriza dhe dhurata më e bukur për tifozët t’u jepnim këtë vit vetëm fitore. Skuadra ka kualitetin e nevojshëm për të mbajtur këto balanca. Duele të tilla dëshiron t’i luajë çdo futbollist. Këto i shtojnë më shumë kuriozitetin profesionit tonë”.

“Dortmundi nuk ka shanse në Munich. Është detyra jonë parësore t’i fitojmë ndeshjet në ‘Allianz-Arena’. Nëse nuk arrijmë dot këtë, atëherë do ta kemi shumë të vështirë të realizojmë qëllimet tona”, tha Muller.