Edhe kapiteni bashkë me Lenjanin nisën për në Shqipëri (Foto)

  • 04 October 2015 - 13:02
Edhe kapiteni bashkë me Lenjanin nisën për në Shqipëri (Foto)

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana dhe mesfushori Ermir Lenjani tashmë janë liruar nga skuadra e tyre Nantes, për t’u nisur për në Shqipëri dhe duket se do të jenë të gatshëm për Serbinë edhe përkundër se mbrojtësi Lorik Cana, kishte probleme me lëndime.

Ndeshja e fundit e skuadrës së tyre u ndërpre pas reshjeve të shiut, ku Lenjani ishte në stol e Cana ishte vetëm i pranishëm në stadium.

Lenjani postoi këtë foto në rrjetin social “Facebook”, ku ka treguar së janë nisur për në kryeqytetin e Shqipërisë.