Galatasaray, Sneijder rinovon deri në 2018

  • 04 October 2015 - 14:21
Galatasaray, Sneijder rinovon deri në 2018

Galatasaray dhe Wesley Sneijder zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Përmes një komunikate në faqen zyrtare, klubi turk zyrtarizoi rinovimin e kontratës me lojtarin holandez deri në Qershor të 2018-tës. Kështu Sneijder do të kalojë edhe 3 sezone të tjera me klubin e Stambollit.

31-vjeçari fiton 4.5 mln Euro në sezon, plus bonuset që përfshijnë: 20 mijë Euro për çdo paraqitje, 250 mijë në rast të fitimit të Kampionatit dhe 250 mijë Euro të tjera për kualifikimin në 1/8 e Champions League. Me këto shifra vështirë t’ia rrëmbesh Galatasaray-it Sneijderin.