Ronaldinho, aksident me makinë

  • 04 October 2015 - 14:23
Ronaldinho, aksident me makinë

Ronaldinho nuk po kalon një moment pozitiv në jetën e tij. Pas prishjes së kontratës me Fluminensen, sulmuesi brazilian ka rrezikuar jo pak teksa pësoi një aksident në rrugët e vendlindjes. Ish kampioni i botës përfundoi jashtë rrugës me makinën  e tij Suv por sipas mediave braziliane ai nuk ka pësuar dëmtime serioze. 35-vjeçari është ndihmuar nga disa tifozë për të dalë nga makina, të cilët më pas i kërkuan që të bënte një foto si kujtim për këtë moment ku ia hodhi paq.

Fotografi që dëshmojnë një moment jo shumë pozitiv për magjistarin e futbollit brazilian, i cili duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën pasi në dy muaj me fanellën e Fluminenses nuk arriti t’i bindte drejtuesit e klubit. Sipas zërave të ndryshëm, skuadra braziliane e largoi sulmuesin për shkak të formës së dobët fizike e ndikuar nga netët e tij të gjata në pubet e Rio de Janeiros.