Mavraj mungon ndaj Serbisë (Foto)

  • 04 October 2015 - 15:55
Mavraj mungon ndaj Serbisë (Foto)

Mërgim Mavraj nuk ia ka dalë të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, mbrojtësi ka njoftuar se e ka dhënë maksimumin që të jetë i gatshëm për këtë sfidë, mirëpo në fund nuk ia ka arritur qëllimit.

Mavraj ndjen dhimbje që nuk do mund t’i ndihmojë Kombëtares edhe pse qëllimi i tij i vetëm në muajt e fundit ishte rikthimi për Serbinë.