Advocaat largohet nga Sunderland

  • 04 October 2015 - 16:05
Advocaat largohet nga Sunderland

Dick Advocaat ka braktisur postin kryetrajnerit të Sunderland-it dhe klubi ka filluar të kërkoj trajneri të ri, që do të jetë i katërti për dy vitet e fundit.

Largimi i holandezit do të konfirmohet sot pasi nga Sportmail është thënë se ai ka vendosur të shkoj pas barazimit të së shtunës me West Ham-in.

Advocaat vendosi javën e shkuar se nuk mund të udhëheq më Macat e Zeza, duke e informuar klubin që dëshira e tij është për ta lënë klubin pas kësaj jave.

Trajneri holandez erdhi në këtë pozitë pas ndërprejes së kontratës me kombëtaren serbe, menjëherë pas ndeshjes me Shqipërinë në Beograd.

Ai ka pasë rezultate të dobëta në Premier League, duke mos pasur asnjë fitore, me pesë humbje dhe tri barazime.

Sunderland renditet e 19-ta në tabelë dhe ka vetëm 3 pikë nga tetë ndeshje.