7 trajnerët që mund ta zëvendësojnë Rodgersin te Liverpooli

  • 04 October 2015 - 21:57
7 trajnerët që mund ta zëvendësojnë Rodgersin te Liverpooli

Para 18 muajsh, Brendan Rodgers dukej si njeriu i cili do t’i bëjë tifozët e Liverpoolit të ëndërrojnë përsëri, por kjo mori fund pas barazimit kundër Evertonit, pasi tekniku irlandez edhe zyrtarisht është shkarkuar.

Që tani është duke u folur për zëvendësuesit e tij dhe ne ju sjellim kandidatët që do të zëvendësojnë 42-vjeçarin.

Është e sigurt që njëri nga trajnerët e mëposhtëm do të drejtojë klubin nga Anfield, por cilin preferoni ju?

1. Jurgen Klopp (Ish-trajner i BVB, momentalisht pa klub).
2. Carlo Ancelotti (ish-trajner i Juventusit, Milanit e Real Madridit, aktualisht pa klub).
3. Unai Emery (trajner i Sevillas). 
4. Rudi Garcia (trajner i Romës). 
5. Lucien Favre (ish-trajner i Monchengladbach, momentalisht pa klub).
6. Luciano Spalletti (ish-trajneri i Romës e Zenitit, tash pa klub).
7. Alan Pardew (trajner i Crystal Palace).