De Biasi i kushton vëmendje dueleve me serbët (Video)

  • 06 October 2015 - 14:24
De Biasi i kushton vëmendje dueleve me serbët (Video)

Në seancën stërvitore të paradites, Gianni De Biasi i ka kushtuar vëmendje të vecantë përgatitjes tekniko-taktike duke u përqëndruar kryesisht te ky aspekt. Me ndihmën e asistentit të tij Tramezzani, trajneri i përfaqësueses ka specifikuar stërvitjen me simulimin e situatave të ndryshme të lojës që mund të krijohen gjatë ndeshjes së 8 tetorit. Për t’ju përgjigjur cdo opsioni duke vlerësuar edhe cilësitë individuale të lojtarëve serbe, De Biasi ka emuluar në stërvitje duele 1 kundër 1, dy kundër 1 apo dhe 3 kundër 3 si në aspektin mbrojtës ashtu edhe atë sulmues në mënyrë që skuadra të jetë e përgatitur për cdo situatë që do të krijohet në fushën e Elbasan Arenës në 8 tetor.

Video Player
 
00:00
 
01:30