Djokoviç e Nadal debutojnë me sukses në Pekin

  • 06 October 2015 - 15:04
Djokoviç e Nadal debutojnë me sukses në Pekin

Novak Djokovic dhe Rafael Nadal kualifikohen pa shpenzuar shumë energji në ruandin e dytë të China Open, turneut 500 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Pekin. Numri 1 i Botës dhe 5-herë fituesi i turneut kinez Novak Djokovic e pati thjeshtë një shëtitje sfidën e tij përballë italianit Simone Bolelli. Nole u shfaq në superformë mbi cimenton e kryeqytetit kinez duke humbur në total vetëm 2 game. 2-0 me sete 6-1 6-1 në favor të Djokovic ishte rezultati i sfidës me serbin që mbylli llogaritë me Bollelin në 1 orë e 12 minuta lojë. Në ruandin e dytë numri 1 i Botës do të sfidojë tenstin vendas Zhang që pozicionohet i 219-ti në renditjen e federatës botërore të tenisit Atp. Edhe Rafael Nadal e pati të thjeshtë kualfikimin për më tej. 29-vjecari spanjoll fitoi 2-0 me sete ndaj tenistit kinez Di Wu. Në 1 orë 27 minuta me shifrat 6-4 6-4 Nadal arriti të eliminonte kundërshtarin e tij dhe tashmë në ruandin e dytë do të gjejë përballë kandezin Vasek Pospisil. Ky i fundit në ruandin e parë mposhti tenistin nga Republika Domenikane Victor Estrella. Përfundoi shumë herët aventura e francezit Adrien Mannarino dhe spanjollit Tomy Robredo në China Open të cilët u eliminuan respektivisht nga tajvanezi Lu dhe australiani Millman.