Prokuroria kërkon 18 muaj burg për Messin!

  • 06 October 2015 - 16:17
Prokuroria kërkon 18 muaj burg për Messin!

Babai i Lionel Messit mund të dënohet me 18 muaj burg. Kështu ka kërkuar Prokuroria në gjykimin për Jorge Messin.

Ai po akuzohet për fshehjen e 4.1 milionë eurove të taksave fiskale.

Sipas El Mundo Deportivo, ai pritet të dënohet edhe me dy milionë euro. 
Kujtojmë se ditë më parë edhe vëllau i futbollistit të Barcelonës u arrestua për posedim të armës pa leje.