Beckham: Zidane më i mirë i të gjitha kohërave

  • 06 October 2015 - 17:14
Beckham: Zidane më i mirë i të gjitha kohërave

Ikona e Manchester United, David Beckham, ka thënë se Zinedine Zidane është lojtari më i mirë që ka luajtur me të.

Mesfushori anglez luajti së bashku me shumë yje botërore, përfshirë edhe legjendën Zidane te Real Madridi.

“Zidane është shoku dhe lojtari më i mirë që kam luajtur me të”, ka thënë Beckham.

Sipas tij ai ishte i njohur për elegancën e tij, vizionin, kontrollin e topin dhe për këtë Zidane konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë mesfushor i të gjitha kohërave.

Legjenda franceze nuk i tha lamtumirë edhe aq mirë futbollit, duke u ndëshkuar me kartonë të kuq pas goditjes ndaj Marco Materazzit në finalen e Kupës së Botës në vitin 2006.

Zidane kishte një karrierë të shkëlqyer si futbollist duke fituar përveç Kupës së Botës, dy tituj në Serie A, një Ligë të Kampionëve, një La Liga.