Mitrovic: Kurrë s’kam patur probleme me bashkëlojtarët shqiptarë

  • 06 October 2015 - 17:35
Mitrovic: Kurrë s’kam patur probleme me bashkëlojtarët shqiptarë

Serbi që e kapi dronin i pari në ndeshjen Serbi – Shqipëri, Stefan Mitrovic ka thënë se kurrë nuk ka pasur probleme me shqiptarët në ekipet ku ka luajtur.

Mitrovic ka luajtur me lojtarë shqiptarë në disa skuadra, ndërsa sipas tij asnjëherë nuk kanë ekzistuar probleme mes tyre.

“Kam patur bashkëlojtarë shqiptarë në skuadra dhe kurrë nuk kam patur probleme. Ajo që dua unë tani është që të jem në fushë në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Shpresoj që trajneri të besoj në mua dhe të jem nga minuta e parë” ka thënë Mitrovic.