Durmishi e Danimarka s’dorëzohen

  • 06 October 2015 - 18:41
Durmishi e Danimarka s’dorëzohen

Skuadra e Danimarkës vazhdon të ketë shpresa për kualifikim direkt në ‘EURO 2016’.

Shqiptari që luan për Danimarkën, Riza Durmishi dhe përzgjedhësi, Morten Olsen, kanë deklaruar se dëshirojnë fitore ndaj Portugalisë për t’i ikur Play Off-it.

“Duhet të mendojmë vetëm të fitojmë në Portugali”, ka theksuar Durmishi.

“Jemi të zhgënjyer nga dy ndeshjet e fundit sepse e dimë që mund të bëjmë më mirë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Në Portugali duhet të kemi kujdes Cristiano Ronaldon, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe për lojën tonë. Duhet të besojmë dhe të luajmë me zemër. Kjo është një betejë për ne dhe duhet të përqendrohemi te takimi jonë, më pas natyrisht që do të informohem edhe për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë”, ka thënë Olsen