Sigal Prishtina mposht Trepçën

  • 06 October 2015 - 20:41
Sigal Prishtina mposht Trepçën

Sigal Prishtina e ka nisur me fitore edicionin e ri 2015/16, duke e mposhtur skuadrën e Trepçës në xhiron e dytë të elitës së basketbollit kosovar.

Prishtinasit ishin shumë më të mirë se ‘xehetarët’ gjatë gjithë kohës dhe në fund fituan me rezultat 74:65.

Kjo ishte ndeshja e parë për prishtinasit këtë sezon, pasi që në xhiron e parë nuk luajtën për shkak se Kastrioti vendosi që të mos marrë pjesë në gara.