Kryeministri dhe lojtarët me mesazh: I vetmi qëllim është ‘Franca 2016! (Video)

  • 06 October 2015 - 21:03
Kryeministri dhe lojtarët me mesazh: I vetmi qëllim është ‘Franca 2016! (Video)

Para ndeshjes historike kundër Serbisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të profilit të tij në Facebook, ka kërkuar qetësi dhe maturi gjatë ndeshjes.

Rama kishte mbledhur lojtarët kryesorë të kombëtares dhe normalisht njeriun më meritor për suksesin e Kuqezinjve, trajnerin Gianni De Biasi.

Kjo video shërben edhe si motivim për të gjithë, pasi lojtarët në video janë të bindur se fitorja dhe kualifikimi në Francë është i mundur.

Në videon e mëposhtme keni fjalët e kryeministrit, trajnerit dhe lojtarëve të Shqipërisë.

 

 

VideoSelfieLiveTV: Per Kombetaren Kuqezi ne rrugen drejt Europianit dhe per imazhin e nje Shqiperie Europiane ne shkallet e stadiumit

Posted by Edi Rama on Tuesday, October 6, 2015