Sulmuesi më i mirë serb mungon ndaj Shqipërisë

  • 06 October 2015 - 21:26
Sulmuesi më i mirë serb mungon ndaj Shqipërisë

Serbia do të udhëtoi në Shqipëri pa sulmuesin më të mirë të skuadrës, Filip Djordjevic. Sulmuesi i Lazios ka pësuar lëndim serioz në muskujt e këmbës së djathtë dhe edhe zyrtarisht do të jetë jashtë kësaj sfidë.

Rikthimi i serbit pritet të ndodhë në fund të muajit nëntor dhe se Djordjevic mund të humbas edhe derbin romak ndaj Romës. Ende nuk bëhet i ditur emri i sulmuesit që mund të zëvëndësoi bashkëlojtarin e Etrit Berishës te Lazio.