Ramos thumbon Benitezin

  • 06 October 2015 - 22:32
Ramos thumbon Benitezin

Sergio Ramos është futbollisti i radhës që është futur në diskutim me spanjollin.

Benitez ka deklaruar se ishte i zemëruar me mënyrën se si Ramos e humbi topin dhe shkaktoi penaltinë, ndërsa mbrojtësi i është përgjigjur duke thënë se njësoj siç do të diskutojnë njerëzit për penaltinë do të diskutojnë edhe për zëvendësimet e Benitez, duke aluduar në atë të Karim Benzemas.

“Shpresoj që çfarëdo që ka për të ma thënë do të ma thotë kur të shihemi”, ka thënë Ramos për Benitez.

“Ishte një gabim dëshpërues, por nuk do të mbesë pa gjumë për këtë gjë. Nuk brengosem sepse të gjithë bëjmë gabime dhe askush s’i bënë me qëllim”.

“Fatmirësisht, Keylor e priti penaltinë dhe nuk pati ndikim në rezultat. Por ashtu siç njerëzit do të flasin për gabimin tim, do të flasin edhe për zëvendësimet e Benitez”, theksoi mbrojsësi.