Serbia s’mund të na e prish ëndrrën

  • 07 October 2015 - 09:09
Serbia s’mund të na e prish ëndrrën

Emocionet vetëm sa vijnë e rriten para supersfidës Shqipëri -Serbi

“Në Shqipëri të gjithë janë nën ethet e kësaj ndeshje, edhe pse mbretëron një optimizëm i madh për fitore. Gjithsesi, duhet pasur kujdes nga Serbia, e cila për qëllim ka prishjen e ëndrrës së shqiptarëve, por këtë s’do ta lejojmë të ndodhë”, ka thënë Kushtrim Mushica

Kosova e gatshme për festën që do të na dhurojë kombëtarja ditën e enjte

Kosova po përgatitet për festë. Askush në vendin tonë nuk e mendon ndonjë rezultat tjetër përveç fitores së Shqipërisë. Të gjithë janë optimistë që dita e enjte do të sjellë një festë kuqezi, kështu që edhe Kosovë tashmë është e gatshme t’i bashkohet asaj feste. Futbollistët kosovarë janë të bindur që këtë herë Shqipëria do ta realizojë ëndrrën dhe se në sfidën jetësore ndaj Serbisë do të shënojë fitore për të na dërguar në Kampionatin Evropian, atje ku asnjëherë më parë nuk kemi qenë. Ish-portieri i Prishtinës tash i Bylisit në Shqipëri, Kushtrim Mushica, flet për atmosferën që po mbretëron në shtetin amë, derisa ka thënë se hiç më keq nuk është as në Kosovë, pasi emocionet janë të njëjta dhe si kurrë më parë shqiptarë janë një. “Në Shqipëri të gjithë janë nën ethet e kësaj ndeshje, edhe pse mbretëron një optimizëm i madh, kuptohet kjo vjen nga dëshira e madhe që ta shohim Kombëtaren tonë në Francë”, ka thënë Mushica... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)