Të shtunën turneu ‘Shpresat e Kosovës’

  • 07 October 2015 - 09:11
Të shtunën turneu ‘Shpresat e Kosovës’

Të shtunën (më 10 tetor) do të mbahet turneu i boksit ‘Shpresat e Kosovës’. Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës thonë se është turne shumë i rëndësishëm dhe marrin pjesë të gjitha klubet që janë të licencuara në federatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Turneu mbahet në Prizren në orën 18:00 dhe pritet të kemi pjesëmarrje të madhe të boksierëve. Ky turne është i mirëseardhur për boksierët tanë që të kenë sa më shumë meçe dhe për fituar përvojë për garat që i presin në turnetë e ndryshëm ndërkombëtar, si dhe në Kampionatet Evropiane”, thuhet nga FBOXK-ja.

Ky vit ka qenë i mirë për boksin, ku ka pasur edhe shumë turne, qoftë brenda vendit qoftë jashtë saj.

(Kosova Sot)