Ballafaqohen rivalët e vjetër

  • 07 October 2015 - 09:15
Ballafaqohen rivalët e vjetër

Derbi i parë për edicionin e ri

Bashkimi dhe Peja do të ndeshen sonte në një takim shumë interesant, ku të dy palët shprehen se janë përgatitur maksimalisht dhe kërkojnë fitore

Ndeshje e veçantë për Gerti Shimën

Derbi i parë për këtë edicion në Superligën e basketbollit do të zhvillohet sonte ndërmjet Bashkimit dhe Pejës në “Sezai Surroi” në Prizren. Ky takim do të zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Superligës, derisa një javë më pas këto skuadra ndeshen edhe në takimin hapës për Ligën Ballkanike për edicionin e ri. Në xhiron e parë Bashkimi mundi Yllin 75:70, derisa Peja shënoi fitore të lehtë ndaj Vëllaznimit 118:71. Ish-basketbollisti i Pejës, tashmë i Bashkimit, Gerti Shima thotë se janë përgatitur mjaft për këtë takim dhe beson se do të jetë një lojë e fortë. “Çdo lojë është e fortë dhe ka emocionet e veta, po kështu do të jetë edhe kundër Pejës. Sa i përket takimit, do të jetë ndeshje shumë e fortë dhe ne jemi të përgatitur maksimalisht. Peja ka ekip cilësor, por dhe ne jemi të përgatitur për t’ia dalë me sukses kësaj loje që e luajmë para publikut dhe kemi mbështetje. Kështu që duhet të jemi sa më të fokusuar dhe të shohim përpara. Besoj që loja më e mirë në mbrojtje do të sjellë edhe fitoren në këtë derbi. Unë kam besim te skuadra dhe pres që të kemi një mbrojtje sa më solide”, deklaroi Shima... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)