Arrestohet Ballisti, ja arsyeja

  • 07 October 2015 - 09:21
Arrestohet Ballisti, ja arsyeja

Një ditë nga ndeshja “Shqipëri-Serbi’ arrestohet Ismail Morina, të njohur si Ballisti.

Ai është arrestuar së bashku me tre shtetas të tjerë pasi u konstatua një armë zjarri tip pistoletë të cilën e kishte pa leje përkatëse”.

“Në rrugen “Petro Nini Luarasi”, efektivet e Komisariatit nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fuoristrade Range Rover me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina i cili është arrestuar se bashku me 3 shtetas të tjerë. U konstatua një armë zjarri tip pistoletë të cilën e kishte pa leje përkatëse”, informoi mëngjesin e 7 tetorit policia e Tiranës.

Në orët e mëvonshme pritet të jepen informacione të mëtejshme.